VIDEO | Gjimshiti edhe goleador, fundos Lacion e Strakoshës!

Lacio e nisi mirë ndeshjen me Atalantën, teksa shënoi me Parolon që në minutën e tretë. Gjithsesi skuadra nga Bergamo ka reaguar dhe ka barazuar shpejt. Papu Gomez ishte protagonist, teksa bëri lëmsh kundërshtarët dhe më pas gjuajti drejt portës. Lacialët nuk e spastruan zonën mirë dhe më pas Zapata nuk fali.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, ndërkohë që është shënuar në minutën e 58-të edhe goli i dytë. Një gabim në mbrojtje u shfrytëzua nga Atalanta, që arriti me Kastagne. Skuadra e Gasperinit ëshët shumë pranë sigurimit të vendit të katërt.

Për t’i dhënë një tjetër goditje Lacios ka menduar Berat Gjimshiti, i cili pas një krosi nga goditja e këndit e dërgoi topin në rrjetë. Portieri Thomas Strakosha vetëm sa e ndoqi me sy. Atalanta thuajse e ka siguruar fitoren dhe tashmë e ka Interin e vendit të tretë vetëm një pikë larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online