Përfaqësuesja U21 e Gjermanisë nuk ka zhgënjyer në ndeshjen e parë në Europiani U21. Kampionët në fuqi të këtij turneu mundën 3 – 1 Danimarkën. Marko Rishter dhe Xhan-Luka Valdshmid shënuan për gjermanët, ndërsa Robert Skov shënoi golin e nderit për nordikët.
Dy vite më parë skuadra e Stefan Kunc nuk ishte më e forta në letër, por gjermanët ngritën trofeun duke mundur në finale një Spanjë të mbushur me lojtarë cilësorë. Sot ndodhen në pozita të ngjashme në një turne ku Italia dhe Anglia cilësohen si skuadrat më të forta.
Gjermani 3 – 1 Danimark
Shënues: Rishter 28’, 52’, Valdshmid 65’ / Skov 73’ (pen)
https://www.youtube.com/watch?v=9v8vUG_5pk8
Standings provided by Sofascore LiveScore