VIDEO/ Gjeniu që u largua për një fjalë goje eliminon “mbretërit” e Europës, Championsi këtë vit flet anglisht

Një deklaratë disa muaj më parë do të sillte shkarkimin e Tuchel nga pankinë a PSG-së. Një gjeni që largohet për një fjalë goje, por që sot i tregon parisienëve se sa gabim e kanë pasur për vendimin e marrë. PSG i tha lamtumirë Champions League mbrëmjen e djeshme, ndër tekniku gjerman do të shijojë finalen e madhe.

Chelsea ka eliminuar në “Stamford Bridge” ata që ndryshe quhen si “mbretërit” e Europës, Realin e Madridit. Barazimi 1-1 në Madrid la gjithçka të hapur për kualifikim, por në Londër ishin “blutë” ata që mundën të prisinin biletën e finales. Timo Ëerner tund rrjetën i pari në minutën e 28, ndërsa në të 85-të n Mason Mount i jep goditjen e knock out-it Realit të Madridit.

Champions League këtë vit flet i gjithi anglisht, teksa janë pikërisht 2 ekipe nga Premier League ato që do të luftojnë të ngrenë lart trofeun në Stamboll. Manchester City do të kërkojë suksesin e parë në këtë kompeticion, kurse Tuchel dëshiron të marrë në duart e tij trofeun veshëgjatë, të cilit i shkoi aq pranë sezonin e shkuar kur drejtonte PSG-në./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/HowlersPodcast/status/1390026001510551562

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online