E kishte nisur diku tjetër/ Lehman ngatërron bisedën, e shkarkojnë nga puna për racizëm

Një ngatërresë bisede në “Whatsapp“ i ka kushtuar Jens Lehmanit vendin e punës. Ish-portieri gjerman ka shkruar një mesazh me nota racizmi për Denis Aogo, por gabimisht ia dërgon pikërisht këtij të fundit. Aogo nuk ka ngurruar dhe e ka shpërndarë në rrjetin e tij social në “Instagram”, duke shkruar: “Uou, seriozisht? Ky mesazh besoj se nuk supozohej të më vinte mua”.

Vetë Lehman ka kërkaur menjëherë ndjesë publike, por tepër vonë. Herta e Berlinit ka vendosur ta shkarkojë nga detyra e tij si anëtar në bordin drejtues. Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe “Sky Sports“ në Gjermani, ku ish-futbollisti kishte rolin e analistit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online