VIDEO/ Gishti i ngritur te porta e Kukësit pas golit të shënuar, Belajdi Pusi tregon për “Sport Ekspres” se kujt i drejtohej

Skënderbeu arriti që të fitonte në shifrat 2-1 kundër Kukësit për të mbyllur diskutimet mbi mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar. Korçarët janë shndërruar që pas ardhjes së Migen Memellit, duke marrë petkun e një skuadre që të jep përshtypjen që lufton për titullin kampion.

Por një moment që mund të marrë interpretime të ndryshme është ai që vjen në golin e parë të Skënderbeut. Pasi topi përfundon në rrjetë, Pusi ngre gishtin nga porta e Kukësit dhe atje ku nuk gjendet asnjë lojtar i Skënderbeut. Për të shuar çdo lloj diskutimi dhe paragjykimi që në Shqipëri është i madh, Pusi është shprehur për “Sport Ekspres” se përshëndetja vinte për kameramanin që gjendej pas portës së Kukësit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online