Ekskluzive/ “I treguam se jemi më të mirët, po pyesja për Teutën”! Gurishta i kthehet Partizanit: Faji i arbitrit që nuk na keni bërë një gol?

Vllaznia arriti që të fitonte ndaj Partizanit në shifrat 0-1 duke i larguar të kuqëve titullin nga duart. Në krahun tjetër shkodranët mbajnë ende gjallë shpresat për trofeun, teksa po kryesojnë kampionatin me Teutën.

Partizani ia ka veshur përgjegjësitë e humbjes arbitrit. Por kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, në intervistën e dhënë për “Sport Ekspres” u ka kthyer përgjigje të kuqëve.

Fitorja e marrë me Partizanin. Në momentin që Jorgji vërshëlleu mbylljen e takimit, çfarë ishit duke menduar në atë moment?

Të them të drejtën në momentin që arbitri vërshëlleu, të gjithë po festonin. Ndërsa unë pyeta: “Sa përfundoi Laçi-Teuta?”.

Kampi kundërshtar u shpreh se ndeshja u vendos nga arbitri. Mendon se kjo ndeshje u vendos nga Jorgji?

Partizani nuk ka shënuar një gol në katër ndeshje kundër nesh. Faji i arbitrit është ky?

Ishit në dijeni të rezultatit të Teutës? Kishit mundësi për të shënuar të dytin, mund tju afronte më shumë me titullin.

Në momentin që kemi shënuar po pyesja gjatë gjithë kohës: “Sa është ndeshja tjetër?”. Na interesonte fitorja e Laçit dhe pastaj të bëhej finalja në Shkodër.

Mendoni se ka ende shpresë për tu shpallur kampion? Nuk e kishit harruar edhe Partizani-Kamza apo jo?

Ne me fitoren e sotme u kemi treguar të gjithëve se jemi ekipi më i mirë. Sigurisht se nuk e kishim harruar atë ndeshje Partizani-Kamza. Por fitorja e sotme ishte për t’i treguar Partizanit se jemi më të mirët sot për sot. Ne i kemi realizuar të gjitha objektivat e mundshme. Pjesëmarrja në Europë, një hap larg fitimit të Kupës dhe deri në javën e fundit për kampion. Vllaznia është në rrugën e duhur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online