Video: George Haxhi ka një pasues të denjë, i biri shënon një tjetër gol të mrekullueshëm

Edhe vetëm 19 vjeç, por Janis Haxhi po ecën në gjurmët e të atit, George Haxhit, sepse po mahnit me lojën dhe golat e tij.

Natyrisht, askush nuk mendon se Janis mund të bëhet një legjendë si i ati, që ka qenë një futbollist “jashtëtokësor”, por ndërkohë me ato që po bën Haxhi Jr. po kthehet në shpresën e madhe të Rumanisë.

Dje 21-vjeçarët e Rumanisë fituan 4-0 ndaj Lihtenshtejnit në kualifikueset e Europianit U21 dhe Haxhi shënoi një gol spektakolar, nga ata që i shënonte shpesh i ati.

I pranishëm në stadium, George duartrokito golin e të birit, por edhe suksesin e Rumanisë, që është kualifikuar për në turin e ardhshëm duke e fituar bindshëm grupin e vet.

Janis shkoi te Fiorentina para dy vitesh, por ishte tepër i ri për Serinë A dhe i ati e ktheu në shtëpi, te klubi Vitorul, ku është president dhe trajner.

https://twitter.com/NSenseFootball/status/1052599637373267974?s=19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online