Nuk gjendet gjuha e përbashkët, ylli i Napolit nuk rinovon

Napoli është një nga të pakstat skuadra që po e rivalizon Juventusin në Seria A, por nuk ka mundur që ta rrëzojë nga froni ”Zonjën e Vjetër”. Skuadra e De Laurentis çdo sezon afron lojtarë kualitativ, por trofetë nuk po vijnë, por ajo që bie në sy është që çdo edicion boshi ruhet. Një nga lojtarët më të dalluar të nënkampionëve të Italisë është Dris Mertens.

Belgu ka një kontratë deri në vitin 2020, por duket se nuk e mendon të ardhmen në Napoli. Lojtari dhe klubi nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të zgjatur bashkëpunimin. 31-vjeçari duket se tundohet më shumë nga një aventurë në Angli, por dhe një kontratë “milionere” në Kinë mund ta bindë që të lërë Europën.

Mertens këtë edicion ka luajtur 12 ndeshje mes Seria A, Championsit dhe Kupës së Italisë, duke shënuar dhe 3 gola. Sulmuesi luan edicionin e tij të gjashtë në Itali, por nuk e sheh fundin e karrierës tek Napoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online