Mbrëmja e artë e basketbollit durrsak, Teuta fitore ballkanike

TEUTA – AKADEMIK BULTEKS 99′      89-86

(18-22, 19-16, 21-15, 17-22/14-11)

Teuta: Gorea, Lasku (5), Uillson (26), Kopes (30), Hysenagolli (5)/Elvis, Shestani (7), Hamati (4), Mejer (8), Miranovic (4) Trajner: S.Ninic
Akademik Bulteks 99: Bashev (14), Hristov (3), Knajt (31), Olisemeka (12), Vitkovic (15)/Sekulov, Nikolov (3), Vujovic (8) Trajner: D.Kostic
Gjyqtarë: D.Mehmeti, D.Maxhuni, E.Obertinca (Kosovë)

Mbrëmje festë në Durrës, aty ku ne vend te futbollit, është basketbolli ai që sjell suksese. Teuta në basketboll për meshkuj e ka nisur me këmbë të mbarë Ligën Ballkanike, për herë të parë në këtë aktivitet ndërkombëtar, duke marrë një fitore heroike përballë bullgarëve të Akademik Bulteks 99.

Një kosh i Robert Shestanit në sekondat e fundit të periodës së katërt bëri që rezultati të barazohet në 75-75 dhe gjithçka kaloi në kohën shtesë prej pesë minutash.

Uilliams e Kobes, por dhe Hamati e Shestani, apo dhe të tjerë e kanë administruar mirë këtë pesë-minutësh, ndërsa duke fituar 14-11 kanë fituar të gjithë ndeshjen, 89-86.

Bullgarët e kanë nisur mirë lojën, sepse janë shkëputur deri në 2-11. 4-11 dhe mjaftojnë dy trepikësh të Kobes, që Teuta të afrohet në 11-13. Por vetëm kaq, bullgarët nuk lëshojnë dhe fitojnë periodën e parë 18-22.

Sërish Kobes dhe jemi vetëm dy pikë larg përmbysjes, 20-22. Akademik, teksa luan mirë dhe me trepikësha, atje ku janë të saktë Vitkoviç e Bashes, shkëputet në 20-28. Me qetësi, me një avantazh të pjesshëm 7-0, Teuta afrohet në 27-28.

Janë tre barazime radhazi 31-31, 33-33, 35-35, që vijnë përmes koshave të Uillson, Miranoviç dhe Hysenagollit. Për herë të parë Teuta është në avantazh me anë të Hamatit, 37-35. Por me një trepikësh Akademik Bulteks 99’ nga Hristov, bullgarët janë në pushim me një pikë avantazh 37-38.

Kur e kanë nisur furishëm periodën e tretë, teksa kanë kryesur 8-0 në total 37-45, atëherë është menduar që Teuta u shkërmoq. Përkundrazi, durrsakët jo vetëm që përmbysin, por në fund të periodës së tretë janë me avantazhin 58-53. Madje në të katërtën janë me 13 pikë diferencë përpara, 66-53.

Gjithsesi, duket se euforia bën të vetën, ndërsa një minutë e gjysëm nga fundi i lojës, Akademik ka përmbysur në 70-72, pra një rezultat i pjesshëm 4-19.

Megjithatë, Teuta ka qetësinë, ka stolin, ndaj dhe ka dalë e fituar në fundin e këtij takimi, që ka shënuar fitoren e parë ndërkombëtare për skuadrën e Niniç. 

Gjergj Vyshka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online