Skënderbeu pëson humbjen e katërt radhazi, këtë herë duke u mundur minimalisht me rezultatin 1-0 në Kamzë. Skuadra e Gjokës u mjaftua me golin japonezit Fukui, duke marrë një fitore me shumë vlerë. Në krizë skuadra korçare, e cila po kalon një moment të errët dhe e mbyll vitin në një situatë mjaft të keqe.
Pjesa e parë ishte e vakët, me rastet që ishin të pakta, aq sa mund të veçohet një goditje e Gripshit, nga distanca, i cili vuri në vështirësi portierin vendas. Edhe pse juglindorët po kontrollonin topin, ishin vendasit që e gjetën golin. Një top i gjatë u kthye në gol nga Fukui, i cili i vetëm me portierin Teqja nuk e pati të vështire të përshëndeste rrjetën.
Pjesa e dytë nisi di si më mirë për ekipin mik, por pa krijuar ndonjë rast të rrezikshëm. Mundësia më emirë ishte ajo e Guexh, i cili edhe pse kaloi Avdylin, gaboi totalisht edhe pse ishte me portën e boshatisur. Minutat e mbetura do të sillnin më shumë tension sesa raste për shënim.
Skuadra e Gjokës shkon në kuotën e 15 pikëve dhe përkohësisht lë zonën e ftohtë, ndërsa në anën tjetër Skënderbeu mbetet me 30 pikë, duke treguar se janë në një krizë totale, pasi vijon paraqitja negative me 4 humbje radhazi.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18
E premte, më 21 dhjetor 2018, ora 13:30
Stadiumi “Kamza”, Kamzë
Kamza 1-0 Skënderbeu
Shënues: Fukui 43′
Kamza: Avdyli, Idrizaj, Arrabal, Teqja, Bonani, Rezi (Mumajesi 83′), Malaj, Peçi, Fukui, Plaku (Zisi 90′), Martinena (Orelesi 76′). Trajner: Ernest Gjoka.
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba Sambou, Aliti, Abazi, Dita, Guexh , Gripshi, Fili (Krasniqi 46′), Guindo (Oto Xhon 72′). Trajner: Orges Shehi
Gjyqtarë: Laver Alla, Dojando Myftari, Edlir Malo, Klajdi Kola
Kartonë të verdhë: Peçi 45+1′, Fukui 57′, Teqja 78′, Kirev 88′, Idrizaj 89′, Avdyli 90+3’/ Gripshi 12′, Aliti 39′, Guexh 80′, Vangjeli 87′
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi
EPISODET
66’ – Mundësi mjaft e volitshme për skuadrën korçare, me Guexh, i cili u vonua për të goditur, ndonëse kalon edhe portierin e Kamzës. As Gripshi nuk arrin të realizojë në momentin e dytë.
NIS PJESA E DYTË!
43′ GOL– Fukui merr një top të gjatë dhe i vetëm me portierin Teqja arriti të shënonte golin e avantazhin.
38′ – Idrizaj provon nga distanca nga një pozicion i vështirë, gjuajtje e pasaktë e mbrojtësit vlonjat të Kamzës.
33′ – Mundësi për Skënderbeun të zhbllokonte rezultatin, por sulmuesi Guindo nuk ia arriti dot qëllimit
25′ – Gripshi tenton me një goditje nga jashtë zone, portieri Avdyli në momentin e fundit e devijoi topin në këndore.
12′ – Ndeshje e vakët, me Skënderbeun më kërkues. Gripshi merr karton të verdhë për prekje të topin me dorë në mesfushë.