VIDEO | Frajburgu i Abrashit bën zap Bajernin, Dortmundi fluturon “në frymën e fundit”

Janë mbyllur shumica e ndeshjeve të vlefshme për javën e 27-të të Bundesligës në Gjermani, ku ka pasur jo pak surpriza. Bajerni i Mynihut ka ngecur në transfertë ndaj Frajburgut të Amir Abrashit, duke lëshuar vendin e parë në duart e Dortmundit, i cili triumfoi në frymën e fundit ndaj Volfsburgut në shtëpi.

Në Frajburg, vendasit e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke shtangur bavarezët pas vetëm 3 minutave lojë. Ishte sulmuesi Holer, i cili çoi shifrat në 1-0. Gjithsesi, ekipi i Kovaç arriti të reagonte në minutën e 22-të me anë të Levandovskit.

Tentativat ishin të shumta për Bajernin deri në fund të takimit, por vendasit rezistuan, duke marrë një pikë me vlera, me Amir Abrashin që bëri 90 minuta mjaft të mira, ndërsa gjigantët nga Mynihu shohin të lëshojnë kreun pas këtij barazimi.

Nga ana tjetër, Dortmundi triumfoi me shifrat 2-0 ndaj Volfsburgut, i cili ra vetëm në frymën e fundit. Një ndeshje që verdhezinjtë e vuajtën shumë, por ishte Pako Alkaser, i cili shënoi dy herë në minutat 90-të dhe në minutën e katërt shtesë, për t’i dhënë triumfin të tijve.

Verderi vijon formën e mirë, me Milot Rashicën që shënoi golin e parë në triumfin 3-1, që ekipi i tij arriti ndaj Maincit.

Dortmund – Volfsburg 2-0
Shënues: Alkaser 90’, 90+4’

Dyseldorf – Mynshengladbah 3-1
Shënues: Hening 6’, 16’, Stoger 12’ / Zakaria 83’

Frajburg – Bajern Mynih 1-1
Shënues: Holer 3’ / Levandovski 22’

Nurenberg – Augsburg 3-0
Shënues: Ishak 52’, Pereira 88’, Louen 90+1’

Verder Bremen – Mainc 3-1
Shënues: Rashica 3’, Kruza 36’, 63’ / Kuaizon 52’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online