VIDEO/ Formula 1 ishte dramatike! Garë e çmendur në fund, Verstapen dhe Hamilton nga kreu mbeten pa pikë

“Formula 1” ka vazhduar me garën për të diskutuar fituesin në Baku, Azerbajxhan. Ky kampionat duket se do të ndahet mes Verstapen dhe Hamilton që janë dukshëm më lartë në nivel se pilotët e tjerë. Por këtë herë gara ka prodhuar çmenduri në xhirot e fundit. Verstapeni që po kryesonte garën kur kishin mbetur edhe 3 xhiro nga fundi, do të dilte nga pista pasi i është çarë goma e pasme dhe humbi kontrollin.

Mes dëshpërimit të madh për faktin se iu larguan pikët e triumfit nga duart, Verstapen e ka nxjerrë të gjithë inatin duke shkelmuar gomën. Fat më tepër nuk kishte as Hamilton që pasi kaloi Perezin për të marrë vendin e parë në xhiron e parafundit ka dalë nga pista duke humbur tërësisht kontrollin për t’u renditur në vendin e 16 që nuk të jep asnjë pikë në renditjen përfundimtare. Kjo garë e çmendur në Baku u fitua nga Perez që ndiqej nga Vetel dhe Gasly. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online