Do të kthehet në Shqipëri? Bruno Telushi nuk bind te Neftçi Baku, mesfushori lihet i lirë për kontratën e re

Aventura e Bruno Telushit tek Neftçi Baku ka përfunduar dhe lojtari shqiptar nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Azerbaxhanit. Në merkaton e verës Telushi do të duhet të  gjejë një skuadër të re. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Neftçi Baku në një komunikatë zyrtare.

“Falënderojmë futbollistin shqiptar për shërbimet e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij. Duhet theksuar se Telushi, i cili u transferua në tetor të vitit të kaluar, u paraqit në 9 ndeshje”, -thuhet në komunikatën e klubit azer. Telushi u transferua tek Neftçi Baku në fillim të sezonit 2020-2021, por për asnjë moment nuk ka arritur te bindë skuadrën azere me performancat e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online