VIDEO | “Flirton” Flamurtari, mrekulli e Laçit! Kukësi e Kamza ia dalin

Skënderbeu, fitues në fuqi i Kupës së Shqipërisë, ka bërë detyrën dhe është kualifikuar në fazën çerekfinale, pasi ka fituar edhe ndeshjen e dytë me Besëlidhjen. Tre gol të realizuar nga korçarët, teksa fillimisht shënuan Krasniqi e Abazi, të cilët i lanë radhën Krasniqit në fund. Në Gjirokastër Luftëtari është ndarë në barazim pa gola, duke ju gëzuar fitores 0-3 në ndeshjen e parë me Egnatian.

Partizani e kish vendosur kualifikimin që në takimin e parë, por sërish e ka mundur Kastriotin. Hebaj, Mensah dhe Çinari gjetën rrugën e rrjetës në këtë takim. Kualifikohet edhe Kukësit, që ishet mundur në Fier 2-1. Shkurtaj dhe Ethemi shënuan dhe verilindorët triumfuan në kthim 2-0, çka solli kualifikimin e skuadrës së drejtuar nga Armando Cungu.

Teuta nuk është kursyer me Lushnjën dhe ka qenë mundësia të rinjve për të treguar vlerat. Vercaj shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërkohë që realizuan edhe Latif e Vila. Laçi, që vjet shkoi në finale, është kualifikuar për më tej. Kurbinas përmbysën disfatën 2-0 të ndeshjes së parë me Bylisin. Shtubina, Toro dhe Gjoni shënuan tre herë në pjesën e parë dhe i dhanë kualifikimin bardhezinjve.

Është kualifikuar edhe Kamza, që mundi me rezultatin minimal 1-0 Vllazninë. Goli në fushë kundërshtare ndihmoi kamzaloinjtë.

NDESHJA NË VLORË – Emocione të shumta në stadiumin “Flamurtari”, ku vendasit fituan me rezultatin minimal 1-0 kundër Tiranës. Bardheblutë iu falën triumfit në takimin e parë, që përfundoi 2-0. Kale shënoi në fillim të pjesës së dytë, ndërkohë që portieri Abibi gaboi te goli por ishte shpëtimtar disa herë për skuadrën e tij. Pati edhe tension në fushë, me kuqezinjtë që kërkuan një penallti në minutat shtesë.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

E mërkurë, më 6 shkurt, ora 13:30
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

Flamurtari-Tirana 1-0 (0-2)
Shënues: Kale 49′

Flamurtari: Koliçi, Deliaj (Liçaj 78′), Alla, Veliu (Rrapaj 75′), Kotobelli, Pollozhani, Batha, Mustafa (Sukaj 67′), Torasa, Musta, Kale. Trajner: Ilir Daja
Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Imami, Hoxhallari, Daja, Karabeci, Maveje (Goxha 56′), Halili, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

Gjyqtarë: laver Alla, Devis Korreshi, Marjus Qose, Kreshnik Cjapi
Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Arjan Mali
Kartonë të verdhë: Torasa 5′, Kale 18′, Pollozhani 53′, Sukaj 69′ / Doka 27′
Karton i kuq: Halili 18′

GOL ELTON KALE – Braziliani në afërsi të zonës befasoi portierin Abibi, i cili gaboi në rastin e golit.

KARTONI I KUQ I HALILIT – Veprimi sulmuesit të Tiranës ndëshkohet nga gjyqtari i takimit Laver Alla. Halili shtyu brazilianin Elton Kale, gjë që nuk u fal nga arbitri lushnjar.

GRUPI A
E mërkurë, më 6 shkurt, ora 13:30
Partizani-Kastrioti 3-0 (4-2)
Shënues: Hebaj 34′, Mensah 61′, Çinari 64′

9′ – Penallti e humbur nga Partizani, portieri Çekrezi ndali mbrojtësin Labinot Ibraimi.

Kamza-Vllaznia 1-0 (1-2)
Shënues: Bitri 63′
Luftëtari-Egnatia 0-0 (3-0)
Skënderbeu-Besëlidhja 3-0 (2-1)
Shënues: Vangjeli 59′, Abazi 72′,  Krasniqi 84′

GRUPI B
E mërkurë, më 6 shkurt, ora 13:30
Kukësi-Apolonia 2-0 (1-2)
Shënues: Shkurtaj 29′, Ethemi 79′
Teuta-Lushnja 4-0 (3-1)
Shënues: Vecaj 30′, 32′, Vila 49′, Latif 60′
Laçi-Bylisi 3-0 (0-2)
Shënues: Shtubina 9′ (pen.), Toro 28′, Gjoni 44′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online