VIDEO | Flamurtari nis të lëvizë, njihuni me afrimin e parë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Flamurtari ka zyrtarizuar Gerd Haxhiun për pankinën, ndërkohë që kanë nisur edhe afrimet. Lëvizja e parë në hyrje është mesfushori Semir Bajraktareviç. 31-vjeçari është aktivizuar vitet e fundit në ligën e dytë në Izrael dhe tashmë do të provojë një eksperiencë të re në Superiore.

Mesfushori në të shkuarën ka qenë pjesë e Sarajevos në Bosnje Hercegovinë, ku ka luajtur edhe me ekipe si Sloboda Tuzla dhe Çelik. Flamurtari pritet të zyrtarizojë edhe lëvizje të tjera në merkato, ndërkohë që do të ketë edhe rinovime kontratash me lojtarë që ishin pjesë e vlonjatëve sezonin e shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *