Krizë totale te Tirana, që mundet në Vlorë nga Flamurtari me rezultatin 1-0 dhe tashmë Kastrioti i parafundit është vetëm tre pikë larg. Hijet e mbijetesës janë shfaqur, ndaj bardheblutë në vazhdim duhet të kenë kujdes. Sigurisht, fitorja e Flamurtarit nuk është aspak surprizë. Protagonist Xhevahir Sukaj, autor i golit të vetëm.
Tirana, ndërkohë nuk di të shënojë, madje as me penallti. Imami, pati mundësinë të realizonte nga pika e bardhë. Gjuajtja e mbrojtësit shkoi jashtë kuadratit. Pikëllim në kampin bardheblu, ndërkohë që ka disa momente që Tirana mund ta zgjidhte takimin.
Lojtarët nuk bënë zgjidhjet e duhura dhe skuadra kryeqytetase e vuajti këtë pjesë. Një humbje që rëndon në kampin bardheblu. Presioni sa vjen e rritet, kurse Flamurtari realisht është në garë për vendin e tretë. Së bashku me Laçin tanimë numërojnë vetëm dy pikë më pak se Teuta. Pa paga, por karakter dhe pikë të rëndësishme.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 27
E shtunë, më 6 prill 2019, ora 18:45
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Flamurtari – Tirana 1-0
Shënues: Sukaj 28′
EPISODET
83′ – Oduamadi përparon dhe futet në zonë, gjuan nigeriani dhe topi shkon mbi traun e portës.
80′ – Sukaj largohet me duartrokitje nga fusha e blertë. Mesfushori Ymeraj është lojtari i përzgjedhur nga trajneri Daja.
64′ – Oduamadi aktivizohet nga trajneri Ardian Mema. Sentamu lë fushën e blertë. Më parë Muçi ka zënë vendin e Halilit.
50′ PENALLTI- Hoxhallari pengohet në zonë dhe Jorgji jep penallti. Imami merr përsipër ekzekutimin dhe e dërgon topin jashtë.
RASTI I PENALLTISË
28′ GOOOL: Sukaj realizon. Musta godet nga jashtë zone, portieri Abibi e devijon topin dhe shkodrani shënon
19′ – Sentamu kishte një mundësi të mirë, por vonohet në gjuajtje. Mund edhe të shërbente për Halilin, i cili ishte pranë
7′ – Idrizi batha me një goditje dënimi kërkon kuadratin, topi shkon mbi traun e portës.
Po luhet takimi në Vlorë…
Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Veliu, Pollozhani, Kotobelli, Musta (Beqaj 87′), Kale, Ribaj, Batha, Rrapaj (Mustafa 68′), Sukaj (Ymeraj 80′). Trajner: Ilir Daja
Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Hasani, Karabeci (Goxha 83′), Kobinah, Maveje, Halili (Muçi 55′), Sentamu (Oduamadi 64′). Trajner: Ardian Mema
Gjyqtarë: Enea Jorgji; Devis Korreshi; Mateo Sadikaj; Fatmir Lamaj; Andi Koçi
Kartonë të verdhë: Sukaj 17′, Batha 30′, Deliaj 72′ / Turtulli 6′, Mauexhe 35′, Kërçiku 85′