VIDEO | Fitore tenistike e Interit, shkatërrojnë Beneventon në Kupë

Interi ka mposhtur me rezultatin e thellë 6-2 skuadrën e Beneventos, një sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Zikaltërit e drejtuar nga Spaleti ishin të pamëshirshëm përballë modestëve të Serie B dhe arritën të gjenin rrjetën plot gjashtë herë.

Serinë e golave e hapi kapiteni Ikardi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 3’. Vetëm katër minuta më vonë, Kandreva dyfishoi.

Dalbert në fundin e pjesës së parë do të shënonte dhe golin e tretë për Interin, që e mbylli fraksionin e parë në avantazh të trefishtë. E dyta nisi me gol, pasi në minutën e 48’, shënoi Lautaro Martinez. Roberto Insinje do të shënonte golin e parë për Beneventon 10 minuta më pas, por Lautaro ndëshkoi sërish miqtë në minutën e 66’.

Në të 74’, Benevento do të shënonte sërish me anë të Bandineli, ndërsa në fund të sfidës, Kaandreva vendosi rezultatin final, 6-2.

Kupa e Italisë, 1/8-at

Inter – Benevento  6-2
Ikardi 3’, Kandreva 7’ 90’, Dalbert 45’, Lautaro 48’ 66’ / Insinje 58’, Bandineli 74’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *