VIDEO | Festojnë si protagonistë Vrioni dhe Kaçe, Qose gjen golin në Sllovaki

Një e shtunë pozitive deri më tani për lojtarët kuqezi që luajnë në Europë. Që në orën 14:00 ka zbritur në fushë Kristi Qose, i cili ka qenë protagonist në barazimin 1-1 mes Slovan Bratislavës dhe Ruzomberokut. 23-vjeçari ka shënuar golin e avantazhit në sekondat e fundit të pjesë së parë, por ekipi i tij është ndëshkuar në fraksionin  dytë. Ishte goli i pestë për këtë edicion për korçarin.

Në Itali, Venecia e Xhakomo Vrionit ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Breshias. Sulmuesi kuqezi e nisi titullar ndeshjen dhe e shpërbleu besimin e trajneri, duke kontribuar në të dy golat. Fillimisht Vrioni shërbeu për Di Marianon, ndërsa më pas nisi aksionin që solli dhe golin e dytë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=RQpiY0k_R_E

Ergys Kaçe po ashtu ka dhënë asist në fitoren e Panathinaiokos në ndeshjen me Smyrnis. Korçari shërbeu saktë në golin e dytë të skuadrës së tij. Skuadra e tij fitoi me shifrat 5-1. Në Rumani, Azdren Llulaku e nisi nga stoli ndeshjen mes Sepsit dhe Astrës. Sulmuesi u aktivizua në minutën 59-të, por nuk mundi që ta ndihmonte skuadrën për të evituar humbjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online