Xhejdon Sanço, vetëm 19 vjeç, por një lojtar i kompletuar në të gjitha aspektet. Dortmundi mundi ditën e djeshme Bajernin për Superkupën e Gjermanisë. “Vrasësi” i bavarezëve ishte pikërisht anglezi, që “rrezëlleu” me paraqitjen e tij.
Sanço ishte autor i një goli dhe dhe një asisti për Pako, duke marrë pjesë në të dy rrjetat e ndeshjes. Jo vetëm kaq por driblimet dhe vizioni i tij tejkalojnë limitet e një futbollisti normal. Me shumë mundësi do të jetë pikërisht ai, që do konkurrojë Mbapenë, në epokën e re që po nis.
Statistikat e Sanço kundër Bajernit:
81 minuta lojë
1 gol
1 asist
35 pasime
86% saktësia e pasimeve
1 gjuajtjë në portë
2 pasime vendimtare
4 driblime të kryera
Sancho’s performance vs Bayern tonight pic.twitter.com/mRQgCHjNPL
— H ?? (@HugoooG78) August 3, 2019