Arsenali po përballet me Kristal Palas në transfertë, ndërkohë që Granit Xhaka sapo ka shënuar një eurogol. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, të cilët shënuan me anë të Luka Milivojeviç në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me penallti.
Pjesa e dytë nisi mirë për djemtë e Unai Emeri, të cilët barazuan me anë të mesfushorit shqiptar. Xhaka shënoi nga një goditje dënimi në minutën e 51-të, ndërkohë që pesë minuta më vonë, Arsenali gjeti dhe golin e dytë me anë të francezit Lakazet.
Nga një pozicion i prirët në krahun e djathtë, Xhaka goditi fort me topin që përfundoi në trekëndësh. Një gol i mrekullueshëm dhe i dyti për 26-vjeçarin në kampionat në këtë sezon.