VIDEO/ Etrit Berisha ishte makthi i Napolit! Portieri shqiptar ruajti të paprekur rrjetën, Empoli shokon të kaltrit në minutën e 91-të

Napoli ka hedhur një hap fals mesditën e sotme. Të kaltrit kanë dominuar takimin kundër Empolit, por në fund 3 pikët kanë shkuar për skuadrën toskane. Empoli fitoi me shifrat minimale 0-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, duke shokuar të pranishmit në stadium.

Napoli provoi shpesh herë të gjente rrugën e rrjetës, por përballë kishin një Etrit Berisha në formë si asnjë herë tjetër. Portieri shqiptar ishte makthi i napoletanëve përgjatë gjithë ndeshjes, teksa 7 herë i ka mohuar golin me pritjet fantastike të tij. Kur të gjithë prisnin nga momenti në moment që Napoli të çantë bllokadën e Berishës, ndodhi ajo që më pak pritej. Viktor Kovalenko realizoi një goditje të përsosur nga brenda zonës dhe në minutën e 91-të i dha avantazhin Empolit. Napoli u përpoq të reagonte, por koha nuk premtoi dhe ndeshja përfundoi me fitoren 0-1 të Empolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online