Renditja/ Pesë skuadra në garë për “Abissnet Superiore”-n, njihuni me renditjen e Kategorisë së Parë

Ditën e djeshme është luajtur java e 12 e Kategorisë së Parë, me përjashtim të duelit Bylis-AF Elbasani. Janë pikërisht këto dy skuadra, që megjithëse me një ndeshje më pak të zhvilluar, udhëheqin tabelën e kualifikimit. Bylisi kryeson me 26 pikë të grumbulluara, ndërsa me 4 pikë më pak në vendin e dytë gjendet Elasani.

Por në garën për një biletë për në “Abissnet Superiore”, duke shmangur ‘play off’-in, janë edhe tre skuadra të tjera. Apolonia dhe Flamurtari renditen në vendin e 3-të dhe të 4-t me nga 21 pikë të grumbulluara, ndërsa pas tyre vjen Vora me 19 pikë. Zonën e “play off”-it e përmbyll Korabi, i cili gjendet në kuotën e 12 pikëve. Sa i përket zonës së ftohtë të tableës, në fund të renditjes ndodhet Luzi me 5 pikë, ndërsa sipër tij gjendet Tomori i Beratit me 10 pikë në total./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online