VIDEO/ “Është Dinamo e Pontrelit”! Plas keq debati mes presidentit italian dhe Zallës: Këto fjalë nuk i tha as Berluskoni me Moratin

Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” janë ndezur së tepërmi gjakrat kur është folur për Dinamon. I ftuar në studio ishte edhe presidenti i kryeqytetasve, Marco Pontrelli. Duke hedhur mënjanë gjithë modestinë, italiani shprehu fjalët që nuk i dëgjojmë shpesh në futbollin shqiptar: “Mos jepni komplimente për të gjithë, ato më takojnë vetëm mua. Unë e mora ekipin kur ishte në kosh, mes vështirësive, kur nuk i besonte njeri. Unë e solla Dinamon këtu dhe vetëm unë duhet të flas për Dinamon”. Të shkëptuara nga deklarata e Pontrelit, këto ishin mes të tjerash fjalët e thëna prej tij. Por nuk janë pritur aspak mirë nga gazetari Lirim Zalla, që nuk mund ta pranonte ndryshimin e emrit të klubit në “Dinamo e Pontrelit”.

“Ti mund të kesh bërë një gol, por golat e tjera i ka bërë Dinamo. Ti bërë një kërkesë, por more edhe një ofertë. U bëre president i Dinamos dhe kanë sakrifikuar shumë njerëz për Dinamon në këto 10 vite. Këto fjalë që unë i kam bërë të gjitha i vetëm dhe suksesi më takon mua i vetëm nuk i ka thënë as Berluskoni me Moratin”. Gjakrat janë ndezur më tepër pas këtyre fjalëve dhe reagimin e presidentit të Dinamos që ka dalë tërësisht nga vetja mund ta shihni në videot e më poshtme. Në fund, Lirim Zalla nuk ka lënë pa i thënë Marco Pontrellit: “Kur ka bërë historinë Dinamo, ti ishe i vogël”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online