“Komplimentet janë vetëm për mua”! Presidenti i Dinamos i çudit të gjithë: Vetëm unë flas për Dinamon, e kishin hedhur në kosh

Marco Pontrelli do të shkruhet në historinë e Dinamos si presidenti që e riktheu këtë skuadër historike në Superiore pas 9 vitesh mungese. E vërteta e madhe është se pesha që ka kjo fanellë e kryeqytetasve shkon paralelisht me 9 vitet e vuajtjes duke u endur në vendet e fundit të Kategorisë së Parë.

Sado e çuditshme mund të duket, por llogjika qëndron për të kuptuar se në futbollin e sotëm nuk arrin të fitojë dot askush vetëm me peshën e fanellës. E për këtë arsye Marco Pontrelli ka dhënë një deklaratë në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, e cila është tërësisht e rrallë nga presidentët e tjerë të klubeve shqiptarë. Kur bëhet fjalë për komplimentet e suksesit, të gjitha duhet të jenë për një emër, Marco Pontrelli. Të paktën këtë e kërkon vetë presidenti i klubit.

“Dinamo është emër historik dhe kjo më solli në Shqipëri, që të merrja një përgjegjësi më tepër. Nga ana ime e karakterit u shkoj deri në fund gjërave. E mora Dinamon për dashuri apo biznes? Nuk e njihja historinë e Dinamos dhe nuk mund të kishte histori dashurie. Për momentin jam duke shijuar frytet e suksesit. Në Shqipëri më lë shije jo të mirë pasi i mëshoni shifrave, investimeve dhe emrave. Unë e mora ekipin kur kishte 1 pikë.

Të gjithë flasin për Dinamon e kthyer tani, por askush për futbollin pa lojtar. Të gjitha komplimentet janë për mua, duhet t’i marr vetëm unë. Unë kam krijuar skuadrën në momentet më të vështira, i kam besuar stafit. Nuk është se po gënjej. Unë ia kam dalë i vetëm, kundër të gjithave dhe kundër gjithçkaje. Solla këtë realitet të bukur të Dinamos. E bëra unë i vetëm.

Aksionerët e rinj janë shtuar vetëm në muajt e fundit. Unë nuk po gënjej, po them diçka të vërtetë. Tani dalin dhe flasin shumë, të gjithë, i vetmi që duhet të flas për Dinamon është Marco Pontrelli. Gjatë këtyre viteve nuk dha askush, asnjë sponsorizim, për këtë klub që “i qan zemra”. E kishin hedhur klubin në kosh. Unë erdha dhe bëra gjithçka nga zero. Kanë ikur 700-800 mijë euro deri në këto kohë te Dinamo. Vetëm kam investuar, nuk është biznes ky, kur vetëm jap. Prandaj nuk është ky futbolli im, por po përshtatem”, tha Pontrelli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online