Deklarata e Pontreli ndezi studion, Starova i kthehet Zallës: Dinamos iu harrua emri në 10 vite, po përpëlitej

Deklarata e Marco Pontrellit në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” ka ndezur edhe debatin në studio. Presidenti i Dinamos hoqi gjithë modestinë dhe kërkoi gjithë meritat e suksesit që t’i merrte për vete, pasi sipas tij i besoi ekipit në një kohë që gjendej “në kosh”. Këtë mënyrë në të shprehur nuk e ka pranuar Lirim Zalla duke mos përtypur “heroizmin e italianit” që vjen si shpëtimtar.

Por në mbrojtje të suksesit të Pontrelit ka dalë Starova. Ky i fundit i është kthyer Zallës duke i kujtuar se emri i Dinamos u harrua për 10 vite. “E kishin lënë përtokë Dinamon, nga fundi ishte përherë në Kategorinë e Parë. Iu harrua emri në 10 vite. Me ato fonde që kishte, Dinamo po përpëlitej. Iu harrua emri. E ke në Superiore sot apo jo?”, ka thënë Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online