VIDEO EKSKLUZIVE/ Tifozët e Dinamo Batumit provokojnë ata të Tiranës në Gjeorgji, u dalin para me pankarta: Do ju mundim 3-0

Tirana ka mbërritur në Gjeorgji për t’u ndeshur me Dinamo Batumin. Kjo është ndeshja e kthimit për bardheblutë, teksa përballja e parë është mbyllur me shifrat 1-1. Historia e kualifikimit mbetet ende e hapur, por vendasit janë disi më favorit.

Ekipi shqiptar ka udhëtuar dhe zbritur në Gjeorgji, së bashku me rreth 30 tifozë të Tiranës. Temperaturat në këtë vend janë disi më të ulëta nga i nxehti në Shqipëri, teksa arrijnë në 25 gradë. Por një surprizë e pakëndshme ishte ajo e disa tifozëve të Dinamo Batumit që u kanë dalë para tifozëve të Tiranës duke shkruajtur në pankarta: “Dinamo Batumi-Tirana 3-0”. Video e siguruar nga “Sport Ekspres”./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online