Talenti i Shqipërisë U-21 është gati për hapin e madh, Shpendi është pranë ekipit të shqiptarëve në Serinë A

Një tjetër talent i Shqipërisë pritet të rritet në Serinë A. Stiven Shpendi është në listën e shumë skuadrave pas sezonit fantastik që zhvilloi te Cesena. Në media u përfol edhe për një histori që e lidhte me Juventusin, për ta dërguar fillimisht te U-23.

Megjithatë këto zëra u hodhën poshtë. Shpendi është shumë pranë kalimit te Empoli, ekipi i shqiptarëve në Serinë A. Negociata të shumta ka pasur në orët e fundit për të mbyllur këtë transferim mes Empolit dhe Cesenës. Por oferta e bërë nga ekipi italian dhe çmimi i vendosur nga Cesena nuk përputhen ende me njëra-tjetrën. Mbetet të shihet në orët në vijim nëse Cesena do të ul sadopak nga kërkesa e saj për kartonin e Shpendit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online