Monako ka grumbulluar tre pikë shumë të vlefshme, teksa mundi në Principatë Tuluzën me rezultatin 2 – 1. Talenti rus Golovin dhe mesfushori i njohur spanjoll Françesk Fabregas ishin autorët e golave për skuadrën vendase, që tani e gjen veten në vendin 18-të me po aq pikë.
Kjo ishte ndeshje e tretë që Monako e drejton trajneri Leonardo Zhardim, i cili u rikthye në stolin e skuadrës nënkampionë të Francës tre muaj pas shkarkimit që iu bë nga drejtuesit e klubit, të cilën e zëvendësuan me Tierri Henrinë. Ky i fundit nuk e justifikoi emrin e madh qe kishte krijuar në karrierën si lojtar.
Golovin 16′
Fabregas 62′
Mbijetesa do të jetë e vështirë për t’u arritur, por në letër Monako ka një ekip me emra të frikshëm, që nëse janë në një ditë të mirë, mund t’i hapin punë dhe një “gjiganti” si PSG-ja.
Monako 2 – 1 Tuluz
Shënues: Golovin 15′, Fabregas 62′ / Zhulien 20′