VIDEO | E rrallë nga Skocia: Përjashtohet nga stadiumi, tifozi ngjitet në majën e… pemës!

Një tifoz futbolli është gati të bëjë gjithçka për ekipin e zemrës. Sakrifica nga më të ndryshmet për një pasion, që vlon dhe të rrëmben gjithmonë. Një episod fantastik ka ndodhur në futbollin skocez.

Siç citon “The Sun”, luhej sfida Falkirk-Ayr dhe një tifoz i miqve është përjashtuar nga stadiumi rreth 30 minuta përpara fundit të ndeshjes. Shkaku i këtij dënimi nuk zbulohet, por personi në fjalë nuk mund të qëndrojë larg ekipit të Ayr, që po fitonte me rezultatin 0-1 dhe kryeson divizionin e dytë të futbollit skocez.

Pasi është sjellë rreth e rrotull stadiumit për të gjetur ndonjë vend të mundshëm për të parë ndeshjen, tifozi gjenial ka shfrytëzuar faktin që stadiumi i Falkirkut është i rrethuar me pemë të larta. Personi ka hipur në njërën prej tyre dhe ka ndjekur gjysmë orëshin e fundit të ndeshjes.

Një gjë e tillë është vëne re nga tifozët vendas, të cilët kanë nisur brohoritjet në nder të tifozit kundërshtar. Veprimi i tij i ka befasuar dhe mallëngjyer tifozët e Falkirkut, madje ata nuk kanë përtuar ta urojnë dhe në rrjetet sociale. Sakrifica e qëndrimit për rreth gjysmë ore në pemë ka dhënë frytet e saj, pasi Ayri arriti të ruante avantazhin dhe të siguronte trepikëshin e radhës në kampionat.

Pavarësisht lumturisë së fitores, do të ketë qenë shumë e vështirë për të kur ka dëgjuar arbitrin të fishkëllejë tre herë për fundin e takimit. Me siguri do të ketë shpërthyer në një festë të kontrolluar nga brenda, pasi të ngresh duart lart nga gëzimi në majën e pemës do të ishte fatale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online