Video e pazakontë nga Man City-Psg, rivalit tallet me Nejmarin se rri në vend dhe nuk ka ku të shkojë me topin

Manchester City mposhti me rezultatin 2-0 PSG, duke u bërë finalistja e parë e Uefa Champions League. Skuadra e drejtuar nga Guardiola do të përballet fituesen e sfidës Chelsea-Real Madrid. Ashtu si në përballjen e parë edhe ditën e sotme, PSG u ndëshkua me kartonin e kuq, kur sfida ishte 2-0.

Deri në këtë moment loja ishte e ekuilibruar, me PSG që krkonte golin për të hapur sfidën, por pa sukses. Pas kartonit të kuq të Di Marias, Manchester City kishte mundësinë të shënonte më shumë se dy gola, pasi hapësirat ishin të shumta.

Në një çast kur Neymar u nis për kundërsulm, i vetmi që e ndoqi aksionin ishte Verrati, por pasi ky doli në pozicion jashtë loje, Neymar nuk kishte ku të pasonte. Mahrez në shenjë tallje, e drejton gishtin drejt Verrati, duke i treguar Neymar se nuk kishte më çfarë të bënte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online