Sot kërkon 10 milionë euro në sezon, Donaruma tregon planin B: Do isha bërë marangoz si babi

Xhanluixhi Donaruma është kthyer në një nga emrat më të përfolur në Itali. Portieri i Milanit ka rrëmbyer prej muajsh vëmendjen për shkak të negociatave për rinovimin e kontratës së tij me kuqezinjtë, nga të cilët dëshiron një pagë 10 milionë euro në sezon.

Në një intervistë për kanalin në “Tëich”, “Justees”, gardiani 22-vjeçar ka treguar momentin kur ka besuar se do të bëhej një futbollist profesionist dhe planin B nëse ëndrra e tij në këtë sport nuk do të realizohej. E nëse me Milanin nuk do të funksiononte, profesioni i Donarumës mund të ishte… marangoz.

“Kur e kuptova se do të bëhesha futbollist profesionist? Kur u nisa për herë të parë në Milano. E kisha të vështirë të mendoja që të largohesha nga shtëpia, kur u largova dhe pashë prindërit e mi të ndjeheshin keq mendova se gjithçka do të fillonte nga atje, që unë do të bëhesha një portier i Serie A.

A kisha një plan B? Ndoshta marangozi si babai im. Nuk kisha një plan B, ndonjëherë shkoja ta ndihmoja por kisha vetëm një plan A“, ka thënë Donaruma./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online