“Njerëzit do thonë se janë paratë”! Guardiola habitet edhe vetë si shkoi në finale pa një “9” tipik: Sinqerisht nuk e di…

Manchester City do të luajë për herë të parë finalen e Champions League dhe për këtë arsye gëzimin për arritjen e bërë nuk e fsheh as trajneri i saj, Pep Guardiola. Në fjalët e thëna pas ndeshjes tekniku i qytetarëve ka prekur edhe faktin se “qytetarët” nuk e kanë ende një sulmues tipik, por sërish kanë arritur në fazën finale të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë.

“Ne do ta luajmë këtë trofe për herë të parë në historinë e klubit dhe ky është moment fantastik për ne. Njerëzit do të thonë se këtu kanë të bëjnë paratë, por më besoni, Manchester City po bënë mirë në çdo nivel.

Si kemi shkuar në fazën finale pa një “9” tipi? Sinqerisht, nuk e di as unë. Aktualisht mendoj se sulmojmë si skuadër dhe jemi një ekip. Por kur humbim njerëzit thonë se vjen për shkakun se nuk e kemi një sulmues”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online