Arsenali priti Brajtonit sot në ndeshjen e parafundit në Premier League dhe në “Emirates”, londinezët shiheshin si favoritët për të fituar. Megjithatë, Brajtoni ia doli të marrë një pikë pas barazimit 1-1, që u vendos nga dy penallti.
Fillimisht, Monreal do të fitonte një penallti në minutën e 13’ për Arsenalin, që u shndërrua në gol nga Obamejang. Ndeshja dukej në kontrollin e të besuarve të Unai Emeri, por nuk arritën të shënonin golin e dytë. Brajtoni besoi dhe me anë të një kundesulmi në pjesën e dytë, arritën të barazonin.
Sulmuesi kryesor, Glen Mërrej, mposht portierin Leno nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar golin e tij të 200-të në karrierë. Ndeshja u mbyll 1-1 dhe tashmë, është matematikisht për Arsenalin që të arrijë Champions League, pasi një vend mes katër më të mirave në Premier League është i pamundur.