Sevilja është rikthyer te fitorja në kampionat pas barazimit në transfertë përballë Valencias. Ekipi andaluzian fitoi në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Zhironës, duke u ngjitur në krye me 31 pikë bashkë me Barcelonën (luan në mbrëmje përballë Levantes) dhe Atletikon e Madridit.
Golat e shënuar në pjesën e dytë nga Banega (nga pika e penalltisë) dhe Sarabia i dhanë fitoren e gjashtë shtëpiake rresht në kampionat Seviljes, që vazhdon garën për titull me Barçën dhe Atletikon.
FINAL #SevillaFCGirona 2-0
¡Banega y Sarabia firman el triunfo del @SevillaFC en #LaLigaSantander! pic.twitter.com/iBXLTYqbkP
— LALIGA (@LaLiga) December 16, 2018
Pjesa e parë nuk pati gola, ndërsa vendasit e nisën me një marsh më shumë të dytën. Andre Silva fitoi një penallti në minutën e 55-të, që u shndërrua në gol nga Banega, ndërsa dyfishim i rezultatit erdhi nëntë minuta më vonë.
Aksion i bukur i Seviljes, Ben Jeder pasoi në zonë për Sarabian, i cili shënoi duke vulosur fitoren dhe gjetur golin e 6 në kampionat. Humbja e dytë rresht për Zhironën, që renditet në vendin e dhjetë me 21 pikë.
Sevilja-Zhirona 2-0
(Banega (pen) 55′, Sarabia 64′))