Humbja me Totenhemin ishte vetëm një “aksident” i vogël për Çelsin, që u rikthye te fitorja në kampionat. Ekipi i Sarrit mposhti Fulhemin e Ranierit me rezultatin 2-0 me nga një gol të shënuar për çdo pjesë loje. Pedro dhe Loftus-Çik ishin autorët e golave, ndërsa Çelsi ngjitet në kuotën e 31 pikëve, shtatë më pak se Siti kryesues.
Avantazhi për “Blutë e Londrës” erdhi shumë shpejt. I zakonshmi Kante rikuperoi një top në mesfushë në minutën e katërt dhe marshoi drejt zonës. Francezi dhuroi një asist për Pedron, i cili shmangu bukur një mbrojtës dhe kaloi vendasit në avantazh.
Dyfishimi i rezultatit erdhi tetë minuta përpara fundit të ndeshjes. Hazard dha një asist për Loftus-Çik dhe mesfushori i futur si zëvendësues goditi bukur duke vulosur fitoren e Çelsit.
Çelsi-Fulhem 2-0
(Pedro 4’, Loftus-Çik 82’)