Sulmuesi shqiptar, Florin Durmishaj po kalon sezonin e tij më të mirë në karrierë. 22-vjeçari vazhdon të shënojë dhe të jetë i rëndësishëm për skuadrën e Panionios. Në takimin e sotëm në Kupën e Greqisë përballë PAOK-ut, skuadër që është favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni, Durmishaj ka shënuar.
Futbollisti kuqezi barazoi shifrat për skuadrën e tij, vetëm 2 minuta pasi e panë veten në disavantazh. Në minutën e 34’, Durmishaj ndëshkon PAOK-un dhe bën që i gjithë stadiumi i vendasve të heshtë. Ky gol është shumë i rëndësishëm sa i takon kualifikimit, pasi në ndeshjen e parë, Panionios ka triumfuar 1-0.
Kupa e Greqisë
PAOK – Panionios 1-1
Bisevar 32’ / Durmishaj 34’