Borusia e Dortmundit ka vuajtur shumë për të dalë me tri pikë nga transferta në kryeqytet ndaj Hertës së Berlinit. Skuadra e Lysien Favre dominoi gjatë të gjithë takimit, por në fund fitorja erdhi me rezultatin e ngushtë 3-2.
Momenti vendimtar i takimit ishte goli i Marko Rojs, dy minuta para fundit të ndeshjes. Një pasim i zgjuar nga Sanço u shfrytëzua siç duhej nga kapiteni i Dortmundit, që shënoi golin e 12 personal për këtë sezon.
Më herët Dortmundi kishte humbur raste të pabesueshme, ndërsa goditi edhe traversën, me pjesën e dytë që u lujtur thuajse e gjithë na mesfushën e Hertës.
Berlinezët luajtën me 10 lojtarë në fundin e takimit, ndërsa në minutën e 94-t sulmuesi Ibisheviç humbi toruan, duke goditur me top portierin e Dortmundit, çka i kushtoi kartonin e kuq, i dyti i ndeshjes për Hertën.
Me këtë rezultat Dortmundi merr vendin e parë përkohësisht me 60 pikë, 3 më shumë se Bajerni i Mynihut, që ka një sfidë të lehtë në letër kundër Maincit këtë të diel.
Herta Berlin 2 – 3 Borusia Dortmund
Shënues: Kalu 4’, 35’ (penallti) / Delanej 14’, Zagadu 47’, Rojs 90+2