VIDEO/ Dinamo në elitë! Superiorja do të jetë “flakë” në vitin e ardhshëm, luhen të paktën 12 derbi të kryeqytetit

0

Dinamo i është bashkangjitur zyrtarisht Superiores pas fitores së arritur ndaj Vorës në shifrat 0-2. Djidiëa është heroi që rikthen kryeqytetasit pas 9 vitesh në elitën e futbollit shqiptar. Në këtë mënyrë Superiorja është pasuruar më tepër me histori.

Duke marrë parasysh kampionatin e ardhshëm, pritet që të kemi spektakël të vërtetë edhe në shkallët e stadiumit. Nëse deri tani Superiorja frymonte për super ndeshjen Tirana-Partizani, do të kemi shtimin e përballjeve emocionuese.

Me Dinamon që kthehet në elitë, duke mos llogaritur ndeshjet që mund të vijnë në Kupën e Shqipërisë, vetëm në kampionat do të kemi mundësinë që të shijojmë 12 derbi të kryeqytetit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.