A do ta drejtojë Dinamon edhe në Superiore? “Arkitekti” Uku kthen përgjigje: Fati donte që ta ktheja unë…

0

Olsi Uku ishte trajneri i Dinamos që udhëhoqi bardheblutë në rrugën e suksesit. Teksa e mori ekipin në një moment delikat, tekniku do të mbahet mend në historinë e kryeqytetasëve pasi i rikthehu në Superiore pas 9 vitesh në Kategorinë e Parë. Por a do të vijojë Uku që të drejtojë Dinamon edhe në Superiore apo do të largohet siç ndodh rëndomtë? Në intervistën e dhënë për “RTSH Sport”, Uku kërkon vetëm që të shijojë momentin.

“Ky është momenti për të festuar. Gjithmonë e kam thënë se nuk mund të festonim para kohe. Sot duhet të festojmë pasi Dinamo vuante prej 9 vitesh në ujërat e Kategorisë së Parë. Tashmë është kthyer skuadra që duhet të jetë në Superligë. Kur mora ekipin? Ishte përgjegjësi e madhe.

Gjej rastin të falënderoj presidentin Pontrelli. Ishte sakrificë për gjithë ekipin dhe veçanërisht për Pontrellin. A do ta drejtoj Dinamon në Superiore? Mendoj që të festoj tani dhe pastaj të shohim më vonë. Duhet të shijojmë moment. Kisha shumë vite që vuaja dhe sakrifikoja në këtë skuadër. Fati deshi që të isha unë trajneri që ta dërgoja në Superiore”, u shpreh Uku. /Sport EKpsres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.