Dinamo i është bashkangjitur zyrtarisht Superiores pas fitores së arritur ndaj Vorës në shifrat 0-2. Djidiëa është heroi që rikthen kryeqytetasit pas 9 vitesh në elitën e futbollit shqiptar. Në këtë mënyrë Superiorja është pasuruar më tepër me histori.
Duke marrë parasysh kampionatin e ardhshëm, pritet që të kemi spektakël të vërtetë edhe në shkallët e stadiumit. Nëse deri tani Superiorja frymonte për super ndeshjen Tirana-Partizani, do të kemi shtimin e përballjeve emocionuese.
Me Dinamon që kthehet në elitë, duke mos llogaritur ndeshjet që mund të vijnë në Kupën e Shqipërisë, vetëm në kampionat do të kemi mundësinë që të shijojmë 12 derbi të kryeqytetit. /Sport Ekspres/