VIDEO/ Dikur na ofenduan se nuk ishim europian, Poloni, mirësevjen sërish në ferrin e Shqipërisë!

Shqipëria dhe Polonia nuk kanë shumë kujtime të bukura me njëra-tjetrën. Në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet mes këtyre Kombëtareve në kualifikueset e Botërorit, ku do të vendosej bileta e fundit e vazhdimit më tej, polakët arritën që të fitonin.

Pas provokimit të futbollistëve të Polonisë që festuan para tifozëve tanë, nisi edhe hedhja e shisheve të ujit drejt tyre. E gjitha kjo sjellje është komentuar gjatë në mediat polake që tregonin se qytetarët shqiptarë nuk ishin “europian” dhe nuk treguan “qytetari”.

Ndoshta fati deshi për një tjetër përplasje, që të kishte një hakmarrje. Shqipëria do të luajë sërish me Poloninë dhe sërish ndeshja është po kaq jetike, me rëndësi të madhe. Tifozët e Kombëtares janë gati të dhurojnë të njëjtin spektakël ashtu si edhe kundër Moldavisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online