Sfida nisi e vrullshme nga të dyja ekipet, me Bashakshehirin që vuri heshtjen në stadium në minutën e 18-të. Një dalje e bukur nga e majta e Elias, i cili krosoi për Bajiç, me këtë të fundit që ndali topin në rrjetë pas një goditje me kokë.
Tribünler kar??t? pic.twitter.com/yScOX3JFLX
— GOLALOOO (@golalooo) May 19, 2019
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, rezultat i cili i jepte titullin. Gjithsesi, Fatih Terim duket se i kishte karikuar në maksimum të tijtë, të cilët pa u mbushur ende dy minuta gjetën barazimin.
Një perlë e vërtetë e Sofian Feguli, me algjerianin që shënoi me një roveshatë perfekte, duke çuar shifrat në 1-1.
Vendasit nuk u mjaftuan me kaq, teksa u hodhën përsëri në sulm për të gjetur fitoren. Goli më i rëndësishëm i sezonit erdhi në minutën e 64-të, ku autor ishte Henri Onjekuru.
Një sezon fantastik për nigerianin, i cili e finalizon në mënyrën më të mirë të mundshme. Festë e çmendur në shkallët e stadiumin, me Gallatan që rezistoi deri në fund dhe festoi titullin kampion.
Mahmut ve Belhanda tart??t? pic.twitter.com/X31OW3pHM7
— GOLALOOO (@golalooo) May 19, 2019
Pas triumfit në Kupën e Turqisë, “Luanët” e Stambollit festojnë edhe titullin, duke kurorëzuar në mënyrë perfekte këtë sezon.