Partizani pret mbarimin e sfidës kundër Kukësit për të festuar titullin kampion dhe për të ngritur më në fund trofeun e shumëpritur. Tifozët, e kanë nisur festën që para fillimit të sfidës, por dhe gjatë takimit, kanë qenë shumë të zhurmshëm në shkallët e stadiumit “Selman Stermasi”.
Rreth minutës së 60-të të takimit, ultrasit Guerrils dhe pjesa tjetër e tifozërisë së kuqe, kanë ndezur flakadanë të shumtë. Ngjyra? Patjetër që e kuqe. Në “Selman Stermasi”, u krijua një atmosferë fantastike, që shihet vetëm në kampionatet më elitare të Europës.