VIDEO | Dhuna në shkallët e stadiumit, ndodh dhe në futbollin amerikan

Futbolli amerikan është një sport që në vendin tonë është shumë pak i njohur, për të mos thënë aspak. Arsyet janë nga më të ndryshmet, duke nisur që nga fakti se oraret e ndeshjeve në Amerikë nuk përkojnë me ato në Shqipëri, apo dhe mungesa e transmetimit të ndeshjeve në paktet televizive shqiptare.

Ndonëse Amerika është konsideruar gjithnjë si vendi më i zhvilluar se të tjerët sa i përket anës kulturore, fenomene si dhuna nuk mund të zhduken, flasim për dhunën në stadiume. Në një ndeshje të NFL (Ligës së futbollit amerikan) dy persona janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke  tërhequr vëmendjen e të pranishmëve që kishin pranë.

Ajo që bie në sy më së shumti është fakti se mes tyre është dhe një femër, e cila ndihet në siklet nga kjo ngjarje, por nuk ka se si të lëvizë, duke qenë se gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pas pak sekondash forcat e rendit kanë ndërhyrë duke neutralizuar personat të cilët shkaktuan trazirën në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online