Paratë bëjnë ligjin: falsifikohet turneu i Kupës së Italisë

Mbrëmjen e së enjtes, pas kërkesës së televizionit shtetëror italian, RAI, Liga e Milanos vendosi të ndryshojë datat e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Finalja e turneut do të luhet të mërkurën e 15 majit në stadiumin “Olimpiko” të Romës, në mes të javës së 17 dhe të 18-të të kampionatit.

Problemi qëndron te kalendari: në javën e 17-të të Serisë A luhet ndeshja Roma-Juventus, ndërsa në javën e 18-të në kalendar parashikohet sfida Napoli-Inter. Deri më këtu nuk ka problem, sepse kalendari i ngjeshur dhe sfidat e forta në harkun e pak ditëve, janë bërë pjesë e pandashme e futbollit modern.

Por, nëse zhvillimi i finales në mesjavë ka pro dhe kundër, problemi më i madh tashmë lidhet me spostimin e gjysmëfinaleve, edhe sepse alternativat mungonin. Në kalendarin e mëparshëm, ndeshjet ku do të përcaktoheshin ekipet finaliste ishin parashikuar të luanin në 3 javë distancë (vajtja më 6 shkurt dhe ndeshjet e kthimit më datë 27 të të njëjtit muaj). Tashmë, sipas datave të reja, këto ndeshje do të luhen në distancën e dy muajve: sfida e parë më 27 shkurt dhe ndeshjet e kthimit më 24 prill.

Për këtë arsye, në Itali kanë nisur polemikat: Çfarë kuptimi ka të luash gjysmëfinalen e kthimit pas dy muajve? Për vetë specifikën e Kupës, ndeshjet e kthimit, plotësojnë 90 minutat e para. Por, këtë herë, pauza nga njëra ndeshje te tjetra, duket se është përcaktuar nga njerëz që kanë pak lidhje me aspektin teknik të lojës. Distanca e gjatë ndërmjet dy ndeshjeve, bën që praktikisht turneu të falsifikohet, sepse përpara ndeshjes së kthimit, praktikisht do të jetë harruar çfarë ka ndodhur në përballjen e mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online