Tërbuni është shpallur skuadra fituese e Kategorisë së Dytë. Ekipi pukjan triumfoi përballë Devollit në finalen e zhvilluar ditën e sotme në “Tofik Jashari”, Shijak. Koha e rregullt përfundoi barazim 1 – 1 dhe verdiktin e finales e dhanë goditjet nga pika e bardhë. Krahas trofeut kampion, Tërbuni përfiton dhe një shpërblim prej 20 milionë lekësh (të vjetra), fond ky që i jepet ekipit kampion nga FSHF.
Juglindorët dolën të parët në avantazh. Një goditja nga një largësi e konsiderueshme e Nallbatit i dha avantazhin skuadrës së drejtuar nga Stavri Nica. Kur Devolli po bëhej gati të festonte, vetëm dy minuta para fundit, Tërbuni befason duke barazuar shifrat me anë të Metanit.
Dy periudhat e kohës shtesë përfunduan pa gola dhe skuadrat iu drejtuan goditjeve të 11-metërshave për të vendosur fituesin. Pukjanët u treguan më të saktë duke mos shpërdoruar asnjë prej katër penalltive të tyre, ndërsa lojtarët e Devollit gabuan në dy prej tyre duke mos arritur të shënjestrojnë portën.
Tërbuni 1 – 1 Devolli
Shënues: Metani 90+1 / Nallbati 65’
11-metërshat
4 – 1