Kosova e ka nisur rrugëtimin e saj në eleminatoret e Euro 2020 me një barazim në shtëpi përballë Bullgarisë, me shifrat 1-1. Një ndeshje mjaft e mirë e Dardanëve, të cilët ishim më mirë se kundërshtarët, por në fund gjithçka u mbyll në baraspeshë.
Sfida ka nisur e luftuar nga të dyja ekipet, me Kosovën që po bënte një lojë mjaft të mirë. Pikërisht, në momentin më të mirë të Dardanëve, miqtë kanë arritur të gjejnë golin. Në minutën e 39-të Bozhikov, ka kaluar në avantazh Bullgarinë.
Pjesa e dytë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Kosovën. Në minutën e 61-të, pas përpjekjeve të shumta, Arbër Zeneli ka arritur të shënojë një perlë të vërtetë, duke vënë baraspeshën dhe duket çuar në festë tifozët e pranishëm në “Fadil Vokrri”.
KUALIFIKUESET E EURO 2020 – GRUPI A
E hënë, më 25 mars 2019, ora 20:45
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Kosovë 1-1 Bullgari
Shënues: Zeneli 61′ / Bozhikov 39′
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu (C), Celina, Rashica, Zeneli, Muriqi
Bullgaria: Mihaylov (GK), Popov, Bodurov, Slavchev, Kostadinov, Nedelev, Delev, Popov (C), Nedyalkov, Bozhikov, Malinov
Gjyqtarë: Gediminas Mažeika, Vytautas Šimkus, Vytenis Kazlauskas, Manfredas Lukjancukas (Lituani)