VIDEO/ Dëmtimet e kanë kushtëzuar në karrierë, lojtari shqiptar gjen golin pas një viti

Arbër Zeneli është rikthyer te goli. Sulmuesi shqiptar ka kaluar një periudhë aspak pozitive sezonet e fundit, duke qenë pre e dëmtimeve. Lëndimet e shumta i kanë kushtëzuar karrierën dhe kjo shihet qartë edhe e statistikat e tij.

Zeneli kishte më tepër se 1 vit pa shijuar golin me fanellën e Reims-it në Francë. Por “agjërimi“ për të merr fund sot, kur ka tundur rrjetën në sfidën kundër Rennes. Anësori i Kosovës shfrytëzoi një pasim në zonë në minutën e 17, duke e dërguar topin më pas prapa shpinës së portierit kundërshtar. Ndeshja përfundoi me fitoren 1-2 të Reims-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online