VIDEO/ Serie A do të mbajë tifozët në ankth deri në fund, Interi ndjek nga pas Milanin dhe mban hapur garën për titull

Interi ka ndjekur hapin e Milanit. Zikaltrit kanë mposhtur Udinezen në transfertë me rezultatin 1-2. I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte Perisiç në minutën e 12, ndërsa në të 39-n Lautaro Martizes shënon edhe golin që në fund do të rezultonte ai i fitores.

Udineze është kundërpërgjigjur në pjesën e dytë të takimit me anë të Pusetos. Ky i fundit realizon një gol spektakolar nga goditja e dënimit në minutën e 72-të, por pa mundur t’i japi pikë ekipit të tij. Interi shkon në kuotën e 75 pikëve, vetëm 2 më pak se sa Milani i vendit të parë. Gara për titull mbetet ende e hapur, në një kohë kur kanë mbetur vetëm 3 përballje për t’u zhvilluar. Serie A duket se do të mbajë në ankth tifozët deri në ndeshjen e fundit këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online