VIDEO/ Debutim i hidhur, Berardi ndëshkon një Inter pa ide!

“Game Over” në Rexho Emilia, në një “Mapei Stadium” me kornizë fantastike… Sigurisht, fjala “Game Over” i referohet Interit të Spaletit, që pritej me padurim në debutimin sezonal, teksa ka zhgënjyer plotësisht. Zikaltërit, që hodhën në fushë të gjithë potencialin e merkatos së verës dhe jo vetëm, janë dukur konfuzë në 30 metrat e fundit dhe pa ide.

https://www.youtube.com/watch?v=my7Wz–TYW8

Skuadra e De Zerbit, sakaq, me një Boateng në version super (mesfushori goditi edhe shtyllën), ka gjetur rrjetën me anë të Domeniko Berardit, me një penallti të dyshimtë të dhënë për faull në zonë të Mirandës. Sakaq, edhe Interi ka kërkuar në dy episode një 11-të metërsh, që nuk është akorduar.

Për t’u theksuar paraqitje e mirë e Politanos, ndërsa Ikardi ka pasur dy raste të mira, që nuk i ka shfrytëzuar. Më shumë punë për të ulur topat dhe ndjekur kundërshtarin se në sulm për Martinezin, teksa Keita nuk ka lënë gjurmë.

Në fund, Konsilji bëri mrekullinë e vërtetë, duke i thënë “jo” goditjes me kokë të De Vrij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online